Pandemia, Meta thirrje Ramës: Të nisë testimi i qytetarëve, duhet të rimbursohet paketa anti-COVID
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar gjatë një konference për mediat se situata e pandemisë në vend është përkeqësuar. Me maskë, kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë që nisë testimi masiv i qytetarëve si dhe të infektuarit të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta. Ai shtoi më tej se duhet të rimbursohet paketa e ilaçeve të COVID-19.
“Me përkeqësimin e ritmeve të pandemisë jam shumë i shqetësuar për numrin gjithmonë në rritje dhe për personat që kanë humbur jetën.
Duhet të merren masa për të frenuar këtë situatë. Është tepër e domosdoshme që qytetarët të testohen, që të mbrojnë veten dhe familjarët. Qytetarët duhet të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët.
Duhet garantuar shtrati spitalor për ata qytetarë që janë në rrezik.
Duhet sa më parë rimbursim i barnave për të sëmurët që trajtohen në banesat e tyre”, u shpreh Meta.
Lexoni gjithashtu:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran