Pandemia thellon vështirësitë e komunitetit rom, fëmijët braktisin shkollën

8 Prill 2021 | 18:02

Në orët e paradites kur nxënësit duhet të jenë në shkollë, një pjesë e fëmijëve të komunitetit rom i gjen në oborret e shtëpive.

“Unë jam 14 vjeçe, në klasën e gjashtë. Tani nuk shkoj në shkollë se nuk kam veshje, nuk kam as telefon”, tha nxënësja Suela Luka.

Këto familje të ardhurat vijojnë t’i sigurojnë përmes mbledhjes së kanaçeve.

“20 veta jemi, me kanaçe, me bidona jemi marrë”,  u shpreh Sami Luka, banore në Institut.

Megjithatë jetesa në kushte të tilla fatmirësisht nuk u ka ndikuar në infektimin e tyre nga Covid-19. Sipas aktivistes Manjola Veizi në komunitet nuk ka pasur shumë të infektuar.

“Nuk kanë kushte për të mbrojtur veten, shpesh herë u mungojnë maskat, mjetet dezinfektuese. Kështu që komuniteti Rom ka qenë me fat, nuk ka pasur shifra të larta. Vetëm tani së fundmi në janar-shkurt-mars ka pasur disa raste. Më ndryshimet e fundit ka pasur një përmirësim të aksesit në shërbimin shëndetësor, por patjetër ka probleme me rimbursimin e ilaçeve”, tha ajo.

Në Ditën ndërkombëtare të Romëve, gra dhe vajza marshuan për të kërkuar më shumë përfshirje në shoqëri, por edhe kushte minimale të jetesës.

“Kemi nevojë për ndriçimin, për kanalizime, për ujë të pijshëm. Komuniteti jeton në mjerim”, tha një tjetërt.

Ata thonë  se nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë energjinë elektrike dhe në këto kushte janë të detyruar të jetojnë në errësirë.

“Problem i rëndësishëm është mungesa e ndriçimit nëpër banesa sigurisht dhe në lagje. Nëpër banesa ne kemi njerëz që janë të sëmurë, janë me fëmijë të vegjël, janë pleq edhe mungon ndriçimi. Arsyeja është mospagesa, normal se nuk kanë mundësi të paguajnë.”

Të tjerë shprehen se ndihen të diskriminuar nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Edhe pse ne arsimohemi duam të integrohemi në shoqërinë shqiptare, po prapë jemi jashtë saj. Kjo ndodh për shkak të diskriminimit”, shprehen ata.

Në të gjithë Shqipërinë ka rreth 80 mijë rom, Fieri është qyteti më i populluar nga ky komunitet.

Lexoni gjithashtu: 

Dita Ndërkombëtare e Romëve, 4 problemet që shqetësojnë këtë komunitet në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026