Pandemia, varfëria dhe ndryshimet e klimës shqetësojnë e evropianët
Një sondazh i ri i fokusuar tek prioritetet e Parlamentit Evropian tregon se aktualisht qytetarët e Unionit janë të shqetësuar për shëndetin publik, varfërinë dhe ndryshimet e klimës.
Teksa pandemia vazhdon, 42 për qind e evropianëve deklarojnë se shëndeti publik duhet të jetë prioriteti kryesor.
Sipas Eurobarometrit, qytetarët në Portugali janë të parët që e kërkojnë këtë, të ndjekur nga ata të Qipros dhe Spanjës. Ndërkohë, Itali renditet e katërta.
Luftimi i varfërisë dhe mirëqenies sociale është kritike nga 40 për qind e evropianëve, me Lituaninë, Hungarinë dhe Francën që janë më të shqetësuarat.
Ndërsa kur bëhet fjalë për klimën, ajo konsiderohet prioritet nga 39% e evropianëve, sidomos nga qytetarët suedezë, holandezë dhe danezë.
Lufta kundër ndryshimeve të saj kërkohet më shumë nga të rinjtë evropianë.
Ndërkohë, qëndrimi ndaj punës së Parlamentit Evropian mbetet stabël. 36 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht.
Por në Francë nuk janë aq të prirur ta vlerësojnë PE-në. Vetëm 22 për qind kanë një mendim pozitiv për institucionin ligjbërës të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut