Pandemia, Vasili akuza ndaj qeverisë: Situata është dukshëm jashtë kontrollit
Petrit Vasili, zv.kryetar i LSI-së në Euronews Albania hodhi akuza ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës së pandemisë.
“Unë në mirëkuptimin tuaj do të doja që jo thjesht opozita shqiptare, ne kuptimin e saj ndarje maxhorancë-opozitë, por mendimi mjaft i kualifikuar profesional që ndodhet në radhët e opozitës ka kërkuar një strategji të qartë me të gjithë hapat përkatës, që kanë të bëjnë më përballimin, me përmbajtjen dhe moslejimin e avancimit të pandemisë dhe predispozimin e sistemit shëndetësor për të përballuar pandeminë.
Testimi ka qenë një element kyç, por nuk ka qenë vetëm testimi por një seri elementësh të tjerë, që kërkonin një mënyrë krejt tjetër të përballimit të pandemisë.
Pandemia nuk është një ballo që mund ta lemë në mes dhe mund ta rimarrim kur të duam. Kemi plot nëntë muaj, janë mijëra të infektuar dhe qindra që kanë humbur jetën. Pandemia nuk ka 24 orë paqe, por 24 orë betejë”, tha Vasili.
“Situata është dukshëm jashtë kontrollit”, theksoi ai më tej.
Sipas tij edhe masa e marrë nga qeveria për vënien e maskës me detyrim, ishte një dështim.
“Kishim 700 raste, masa e marrë në vend ta ulte këtë, e trefishoi, ishte një masë fundore, një bisht masë, jo një masë tërësore.”, u shpreh ai
Lexoni gjithashtu:
Gjashtë viktima dhe tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta