Pano Soko: Partitë e mëdha e kanë kthyer fushatën në cirk, ‘Nisma Thurje’ nuk bën koalicion

15 Mars 2021 | 10:49

Pano Soko, kryesues i listës së kandidatëve të Nisma Thurje në Tiranë thotë se për zgjedhjet e 25 prillit kanë zgjedhur të shkojnë tek qytetarët përmes përcjelljes së mesazheve nga komunikimi elektronik.

“Kemi zgjedhur koncept dhe dimension ndryshe për fushatë. Politika nuk duhet të shkojë vetëm tek qytetari kur ka vetëm fushatë. Sot njerëzit kanë nevojë për ide dhe në kërkojmë të përçojmë para ide”, deklaroi Pano Soko.

Ai shprehet se duke qenë se marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor nuk kanë vendosur ndonjë objektiv edhe pse qëllimi kryesor i një partie është që të fitojë zgjedhjet.

Por pavarësisht se cili do të jetë rezultati në fund, z. Soko tha se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve me asnjë forcë politike.

“Është hera e parë që marrim pjesë dhe është si të hedhësh fall. Targeti i një partie politike është të hyjë në zgjedhje dhe të fitojë për të formuar qeveri. Herën e parë do të presim dhe të mos bëjmë deklarata se sa presim të marrim. Partia politike ka një mision, por detyrën ia cakton populli. Në çdolloj kombinimi ne nuk do të bëjmë koalicion, ne e kemi deklaruar këtë, qoftë të një mandat, qoftë 70”, tha ai.

Sipas Pano Sokos fushata elektorale është kthyer në personale mes mazhorancës dhe opozitës dhe nuk diskutohet mbi problemet reale që ka vendi.

“Beteja po bëhet personale me emra dhe nuk po diskutohet për problemet reale. Një gjë që duam që të sjellim është  pikërisht kjo, harrojeni cirkun. Nëse do merremi me cirk, cirk do të kem gjithë kohës”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021