Pano Soko: Shqipëria në krizë konsumi, rrezikojmë recesionin
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko deklaroi se Shqipëria po kalo një krizë konsumi për shkak të krizës së çmimeve.
Në një intervistë për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Soko u shpreh se shteti duhet të ndërhyjë dhe të ndihmojë qytetarët për përballimin e krizës.
“Çfarë duhet të shikojmë ne? Problemin ne e kemi në faktin që po kalojmë në një krizë konsumi. Duke kaluar në një krizë konsumi, ne rrezikojmë ekonominë, rrezikojmë recensionin. Si duhet bërë ndërhyrja? Taksa na prek të gjithëve, të varfër e të pasur. Duhet të bësh korrektim ekonomik në këtë rast”, theksoi ai.
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.
Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.
Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës