Papa Françesku: Emigrantët nuk e pushtojnë Europën
Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për emigrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e rrezojnë jetën e tyre në det, nuk janë pushtues, ata kërkojnë mirëpritje”.
Papa ka thënë përgjatë një vizite në qytetin francez Marsejë se migrimi është “realitet i kohës sonë, një proces që përfshin tri kontinente në Mesdhe dhe përgjigja duhet të jetë largpamëse, përgjigje evropiane”.
Deklaratat e Papës – të bëra para presidentit francez, Emmanuel Mcron, Qeveria e të cilit planifikon marrjen e masave më të ashpra kundër migrimit i pasojnë qëndrimet e tij të së premtes, kur ka thënë se “njerëzit që rrezikojnë të përmbyten në valë, duhet të shpëtohen”.
Mënyra sesa Evropa është duke u marrë me numrin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është në krye të agjendës politike evropiane prej javës së kaluar, kur mijëra persona kanë arritur në ishullin italian Lampeduza, brenda pak ditësh.
Papa i ka komentuar edhe disa politika të brendshme të Francës, përfshirë projektet e Macronit për vdekje të asistuar dhe përfshirjen e të drejtës për abort në Kushtetutën e shtetit.
Kreu i Selisë së Shenjtë ka paralajmëruar se njerëzit e moshuar rrezikojnë “të flaken tutje, nën pretekstin për një vdekje ‘të ëmbël’, e cila është më e ‘njelmët’ sesa ujërat e detit”.
Sa i përket abortit, Papa ka thënë se fëmijët e palindur, “refuzohen në emër të një të drejte të rreme për përparim, e cila në fakt është tërheqje për nevojat egoiste të një individi”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq