Papa Françesku po mbahet në spital për kontrolle shëndetësore

29 Mars 2023 | 19:58

Papa Françesku po mbahet në spital për kontrolle pasi mori pjesë në një takim të planifikuar në një spital në Romë, thonë burimet e Vatikanit.

Sipas BBC, stafi më i afërt i Papës, përfshirë sigurinë, pritet të qëndrojë natën në spitalin Gemelli nëse Papa nuk dërgohet në shtëpi.

Axhenda e Papa Françeskut thuhet se është anuluar për dy ditët e ardhshme. Një burim tha se kontrollet mjekësore do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Nuk është e qartë nëse një sëmundje e re e nxiti vizitën e tij në spital. Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se Papa u dërgua në spital për disa kontrolle të planifikuara më parë.

Megjithatë disa media italiane raportojnë se ai mund të ketë vuajtur nga probleme të frymëmarrjes dhe më pas është dërguar në spital me ambulancë.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, 86 vjeç, me shumë ngjarje dhe shërbime të planifikuara përpara fundjavës së Pashkëve.

Papa ka vuajtur nga probleme lëvizëse të lidhura me gjurin e tij muajt e fundit, duke e detyruar atë të përdorë një karrige me rrota. Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar një problem të zorrës së trashë në të njëjtin spital në Romë në vitin 2021.

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij, Papa Benediktit XVI  i cili ishte Papa i parë që dha dorëheqjen vullnetarisht për shekuj. Ai tha se kjo ishte për shkak të shëndetit të keq.

Papa Françesku ka treguar më parë se ai gjithashtu mund të dëshirojë të ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026