Papa Françesku thirrje liderëve politike: Armët po zënë vendin e fjalëve
Papa Françesku bëri sërish thirrje për ndalimin e sulmeve në Ukrainë.
Këtë lutje, Ati i Shenjtë e bëri nga sheshi “Shën Pjetër” në Vatikan, në të dielën e Pashkës Ortodokse, para mijëra besimtarëve.
”Krishti u ringjall, me të vërtetë u ringjall. Sot bëhen dy muaj nga fillimi i kësaj lufte. Në vend që të ndalet, ajo është bërë më e ashpër. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat për të gjithë të krishterët, më shumë dëgjohet zhurma vdekjeprurëse e armëve sesa zhurma e kambanave që lajmërojnë ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët po zënë vendin e fjalëve. Bëj sërish apel për një armëpushim të Pashkëve. U kërkoj të gjithëve që të luteni për paqen”, tha ai.
Papa u bëri thirrje të drejtpërdrejtë liderëve politikë për të ndaluar luftën.
“Ju lutemi, liderë politikë, dëgjoni zërin e njerëzve që duan paqe, jo përshkallëzim të konfliktit”, tha Papa.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania