Papa Françesku thotë se duhet përgjigje urgjente ndaj krizës klimatike
Papa Françesku ka thënë se liderët që do të marrin pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Klimën, duhet të përgjigjen me “urgjencë” ndaj krizës klimatike dhe “të japin shpresë konkrete për gjeneratat e reja”.
“Politikanët që marrin vendime, të cilët do të takohen në Glasgou, duhet që me urgjencë të ofrojnë përgjigje efektive ndaj krizës ekologjike”, ka thënë Papa.
Ai tha se secili individ mund të luajë rol në “ndryshim të përgjigjes sonë kolektive ndaj kërcënimeve të pashembullta nga ndryshimet klimatike dhe degradimi i shtëpive tona”.
“Ndryshimet klimatike dhe pandemia e COVID-19 kanë ekspozuar cenueshmërinë tonë të thellë dhe kanë ngritur dyshime dhe shqetësime të shumta në lidhje me sistemet tona ekonomike dhe mënyrën se si ne organizojmë shoqëritë tona”, tha Papa Françesku në fjalimin e tij 5-minutësh.
Papa Françesku pritet të takohet me disa liderë botërorë, teksa ata marrin pjesë në Samitin e 20 vendeve më të industralizuara, G20, i cili mbahet në Romë, para Samitit për Klimën.
Papa do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, presidentin jugkorean, Moon Jae-in dhe më pas edhe me presidentin indian, Narendra Modi.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania