Papa Françesku u bën thirrje besimtarëve të luten për “popullin fisnik të Kinës”

19 Qershor 2024 | 12:40

Papa Françesku u bëri thirrje sot besimtarëve që të luten për popullin e Kinës për shkak të dëshirës së Vatikanit për të përmirësuar marrëdhëniet me Pekinin.

“Ne gjithmonë lutemi për këtë popull fisnik dhe shumë të guximshëm që ka një kulturë kaq të bukur”, tha Papa Françesku gjatë audiencës në Sheshin e Shën Pjetrit, raportoi Reuters.

Me atë rast, ai përshëndeti shoqatën që i bën homazhe të dërguarit të ndjerë të Vatikanit në Pekin.

Vlerësohet se ka 10 deri në 12 milionë katolikë në Kinë.

Marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kinës janë rrënuar nga mosmarrëveshje gjatë historisë, por prioriteti i Papa Françeskut është t’i normalizojë ato, tha agjencia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca arreston 32 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarreve në 22 departamente

Autoritetet franceze kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për shkaktimin e zjarreve në 22 departamente të vendit që nga fillimi i verës, njoftoi të shtunën...
15:48 | 11/07/2026

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, dy të vdekur dhe 19 të plagosur (VIDEO)

Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë të shtunën, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 19 të tjerë, ndërsa Kievi pret furnizime mbrojtëse dhe...
14:55 | 11/07/2026

Akuza për ryshfet, 36 persona nën hetim në Turqi. Mes tyre edhe një kryetar bashkie në Ankara

Prokurori turk në Ankara ka urdhëruar paraburgimin e 36 të dyshuarve, përfshirë kryetarin e bashkisë së një lagjeje të kontrolluar nga opozita në Ankara, si...
14:30 | 11/07/2026