Papa Françesku, vizitë historike në Mongoli/ Jep mesazhe për Rusinë dhe Kinën

2 Shtator 2023 | 19:59

Papa Françesku u takua me peshkopët dhe priftërinjtë e Mongolisë në kryeqytetin Ulaanbaatar dhe vlerësoi historinë e vendit të tolerancës fetare të shtunën, ndërsa vazhdoi vizitën e tij historike në kombin aziatik.

Papa katolik u takua me misionarë, burra dhe gra të shenjtëruar dhe pastorë brenda Katedrales së vogël të qytetit të Shën Pjetrit dhe Palit, ndërsa ata që nuk mundën të hynin brenda u mblodhën përgjatë rrugës duke valëvitur flamujt e Vatikanit, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Vatikanit, “Vaticannews”.

Takimi erdhi një ditë pasi Françesku u bë Papa i parë që vizitoi Mongolinë. Pas një fluturimi nëntë orë e gjysmë nga Roma, pontifi 86-vjeçar aterroi në aeroportin Chinggis Khaan dhe u përshëndet nga ministri i jashtëm mongolez, Battsetseg Batmunkh.

Vizitën e tij, ati i shenjtë e shfrytëzoi për t’u përcjellë mesazhe fqinjëve të mëdhenj të këtij vendi.

Në këtë tokë të shkatërruar nga konflikte të panumërta, duhet të rivendoset paqja, duke respektuar ligjet ndërkombëtare. Sipas fjalëve të urta, “retë kalojnë, por qielli do mbetet. Le të shpërndahen retë e errëta të luftës, të fshirë nga dëshira e fortë për një vëllazëri universale.”

Ai bëri gjithashtu thirrje për ti dhënë fund të luftës në Ukrainë e gjithashtu i dërgoi Kinës që e sheh Kishën Katolike si një kërcënim, një mesazh:

“Qeveritë dhe institucionet laike nuk kanë asgjë për t’u frikësuar nga puna e ungjillizimit të Kishës, sepse ajo nuk ka axhendë politike për të çuar përpara, por ka për qëllim të promovojë të mirën dhe paqen.”

Françesku po bën udhëtimin tre-ditor me synimin për t’u afruar me rreth 1,500 katolikë në vendin e izoluar, ish-komunist prej 3.4 milionë banorësh, mes tensioneve në rritje me Pekinin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026