Papa Françesku viziton Mongolinë, pritet me ceremoni në aeroport
Papa Françesku është këtë të premte në një vizitë në Mongoli dhe në aeroportin e kryeqytetit, Ulaanbaatar, u prit ceremonialisht nga rojet mongole me uniforma blu dhe të kuqe.
Të shtunën, Papa do t’u drejtohet udhëheqësve të qeverisë mongole dhe trupit diplomatik. Në Mongoli, ku shumica e qytetarëve janë budistë, ka vetëm 1,450 katolikë, raportoi Reuters.
Papa Françesku përshëndeti çdo vend përgjatë rrugës për në Mongoli, përfshirë këtu edhe Kinën.
“I dërgoj përshëndetje dhe urime të përzemërta Shkëlqesisë suaj dhe popullit të Kinës”, tha Papa në një telegram drejtuar presidentit kinez Xi Jinping, duke bërë thirrje për unitet dhe paqe.
Vatikani ka marrëdhënie të plota diplomatike me Tajvanin dhe katolikët kinezë janë ndarë prej kohësh mes kishës zyrtare të mbështetur nga shteti dhe katolikëve besnikë të Papës. Mongolia ishte pjesë e Kinës deri në vitin 1921 dhe ka lidhje politike dhe ekonomike me Pekinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare