Papa Leo XIV: Lufta është rikthyer në modë, e kërkojmë paqen përmes armëve
“Lufta është rikthyer në modë dhe po përhapet një zell luftarak”, deklaroi Papa Leo XIV në përshëndetjet e tij drejtuar trupit diplomatik, duke e konsideruar dobësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar veçanërisht shqetësues.
Sipas tij, një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensusin e të gjithëve është zëvendësuar nga diplomacia e pushtetit, e personave ose e grupeve aleate.
“Parimi që mbizotëroi pas Luftës së Dytë Botërore, i cili ua ndalonte vendeve të përdornin forcën për të shkelur kufijtë e të tjerëve, është shkelur. Ne nuk e kërkojmë më paqen si dhuratë dhe si një të mirë të dëshirueshme në vetvete, por e kërkojmë atë përmes armëve, si kusht për shpalljen e sovranitetit tonë. Kjo përbën një kërcënim serioz për sundimin e ligjit, i cili është themeli i çdo bashkëjetese paqësore”, tha Papa gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve të akredituar në Selinë e Shenjtë.
Qytetarët palestinezë “kanë të drejtë të jetojnë në paqe në tokën e tyre” në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, tha Papa, duke kujtuar qëndrimin e Selisë së Shenjtë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete.
“Fatkeqësisht, po shohim një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor kundër popullsisë civile palestineze, e cila ka të drejtë të jetojë në paqe në tokën e saj”, theksoi Papa gjatë fjalimit të tij në Vatikan.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania