Papa Leoni i përgjigjet Trump: Kisha është kundër armëve bërthamore, duhet të themi të vërtetën

6 Maj 2026 | 18:28

Papa Leoni ka deklaruar se nuk ka mbështetur kurrë armët bërthamore, duke iu përgjigjur akuzave të fundit të presidentit Donald Trump, i cili pretendoi se qëndrimi i tij për luftën në Iran “rrezikon shumë katolikë”.

Në një prononcim për gazetarët të martën në mbrëmje, pas largimit nga rezidenca papnore në Castel Gandolfo pranë Romës, papa i parë i lindur në SHBA theksoi se misioni i kishës mbetet i pandryshuar: Të predikojë ungjillin dhe paqen.

Ai u bëri thirrje kritikëve që të tregohen të ndershëm në deklaratat e tyre publike. “Nëse dikush dëshiron të më kritikojë për shpalljen e ungjillit, le ta bëjë këtë me të vërtetën. Kisha ka qenë kundër të gjitha armëve bërthamore prej vitesh”, tha Papa Leoni, duke shtuar se shpreson të dëgjohet përmes mesazhit të fjalës së Zotit.

Deklaratat e tij vijnë pas komenteve të Trump, i cili në një intervistë për moderatorin konservator Hugh Hewitt akuzoi papën se “e konsideron në rregull që Irani të ketë armë bërthamore”, një pretendim që Vatikani e hedh poshtë.

Tensionet mes Vatikanit dhe Trump janë rritur që prej muajit prill, kur presidenti amerikan e quajti Papën Leo “të dobët” dhe “të paaftë në politikën e jashtme”, pas kritikave të këtij të fundit ndaj luftës në Iran. Trump madje publikoi edhe një imazh të gjeneruar me inteligjencë artificiale ku shfaqej si figurë e ngjashme me Krishtin, përpara se ta fshinte.

Ndërkohë, Papa Leoni pritet të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, në Vatikan të enjten, në një përpjekje për të ulur tensionet diplomatike. Sipas burimeve, pritet një bisedë e drejtpërdrejtë, ndërsa palët synojnë të mbajnë të hapura kanalet e komunikimit.

Analistët vlerësojnë se situata është bërë më personale, pasi Trump ka drejtuar kritikat drejtpërdrejt ndaj papës dhe jo ndaj institucionit të kishës. Ndërkohë, takimi me Rubion shihet si një hap i rëndësishëm për të ruajtur dialogun mes SHBA-së dhe Vatikanit, në një klimë të tensionuar ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026