Papa me liderët indigjenë: Më dhembin politikat shtypëse
Papa Françesku u tha udhëheqësve indigjenë në ditën e fundit të vizitës së tij në Kanada se ishte i lënduar që katolikët mbështesin politikat shtypëse dhe të padrejta kundër tyre.
Ai u takua sot me një delegacion të njerëzve indigjenë në rezidencën e kryepeshkopit në Quebec përpara se të nisej për në territorin Arktik të Nunavut, të cilin Kanadaja e krijoi në vitin 1999 për Inuitët, raportoi Reuters.
“Unë erdha si vëlla për të zbuluar nga dora e parë frytet e mira dhe të këqija që kanë sjellë anëtarët e familjes katolike lokale gjatë viteve,” tha Papa Françesku.
Ai theksoi se erdhi me frymën e pendimit, për të shprehur dhimbjen e tij të sinqertë për padrejtësinë e shkaktuar ndaj tyre nga një numër i madh katolikësh që mbështesin një politikë shtypëse dhe të padrejtë ndaj tyre.
“Unë erdha si pelegrin, pavarësisht kufizimeve të mia fizike, për të bërë hapa të mëtejshëm përpara me ju dhe për ju”, tha Papa Françesku.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)