Papa mesazh nga Kameruni: Zoti nuk përkulet nga qëllimet ushtarake dhe politike

17 Prill 2026 | 09:01

Papa Leone XIV ka përcjellë sërish një mesazh kundër luftërave, duke theksuar se Zoti nuk duhet përkulur ndaj qëllimeve ushtarake dhe politike.

“Udhëheqësit e luftës bëjnë sikur nuk e dinë se një çast është i mjaftueshëm për të shkatërruar, por shpesh një jetë e tërë nuk është e mjaftueshme për të rindërtuar. Mjerë ata që i përkulin fetë dhe vetë emrin e Zotit për objektivat e tyre ushtarake, ekonomike dhe politike, duke e zvarritur atë që është e shenjtë në atë që është më e ndyrë dhe më e errët.”, tha Papa.

Ky mesazh u përcoll nga Katedralja e Shën Jozefit në qytetin e Bamendës, në veriperëndim të Kamerunit, ndalesa e tij e fundit në turneun e tij afrikan.

Bamenda është një nga dy rajonet anglofone të përfshira në një konflikt dhjetëvjeçar për pavarësi që shpërtheu në fund të vitit 2016. Por në përgjithësi, Kameruni ka qenë skenë tensioni dhe dhune vitet e fundit, duke prekur rajone.

Një ditë më parë, Papa u shpreh gjithashtu kritik teksa tha se bota është shkatërruar nga një grusht tiranësh, ndërsa bëri thirrje për solidaritet.

Komentet e tij publike vijnë në një kohë kur Ati i Shenjtë është përplasur publikisht me presidentin e SHBA Donald Trump, teksa ky i fundit e cilësoi si “të dobët dhe të tmerrshëm në politikën e jashtme”, duke kundërshtuar kritikat e Papës për luftën në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan tha gjithashtu se ai nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh në Iran.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026