Papa nis vizitën treditore në Hungari

28 Prill 2023 | 11:55

Papa Françesku ka nisur këtë të premte vizitën e tij treditore në Hungari, që me gjasë do të dominohet nga lufta në Ukrainë. Ai pritet të takohet me kryeministrin nacionalist hungarez, Viktor Orban, me të cilin shpesh ka mendime të ndryshme.

Papa do të qëndrojë vetëm në Budapest gjatë vizitës së tij për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ati i Shenjtë muajin e kaluar u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi u mirëprit në Pallatin presidencial nga presidentja Katalin Novak, Françesku do të takohet me Orbanin.

Orban është në pushtet që nga viti 2010 dhe rregullisht ka përdorur retorikë anti-migrantëve për të mbrojtur “Evropën e krishterë”.

Ndërkaq, Papa ka një qëndrim më mirëpritës ndaj personave që largohen nga varfëria apo zonat e konfliktit.

Megjithatë, gjatë takimit vitin e kaluar në Vatikan, Françesku kishte falënderuar Orbanin pasi Hungaria mirëpriti ukrainasit që u larguan nga lufta.

Pesë muaj para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Papa Françesku kishte zhvilluar një vizitë shtatëorëshe në Budapest, gjatë së cilës kishte premtuar se do ta vizitonte sërish Hungarinë, shtet ku 39 për qind e popullsisë është e krishterë.

Françesku gjatë qëndrimit në Hungari do të takohet me autoritetet shtetërore, diplomatët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

Ai ka thënë se planifikon të takohet me të rinjtë, anëtarët e kishave lokale dhe të dielën të udhëheqë meshën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026