Papunësia në Rusi mund të rritet për shkak të sanksioneve, sipas ministrit rus

2 Qershor 2022 | 17:20

Ministri rus i Ekonomisë, Maksim Reshetnikov thotë se në Rusi mund të ketë shkurtime të vendeve të punës dhe rënie të investimeve të huaja, për shkak të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

Gjatë një konference për mediat, Reshetnikov u shpreh se papunësia qëndron në nivelin e 4%, por mund të ndryshojë.

“Një krizë e zgjatur mund të çojë në një ulje të punësimit. Ne shohim se këtu ka rreziqe”, shtoi ai.

Ekonomia e Rusisë është goditur nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore që prej muajit shkurti, kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës, shkruan BBC.

Sanksionet e para detyruan tregun e aksioneve në Rusi të mbyllej përkohësisht, me njerëzit të cilët mbanin radhë në bankomate për të tërhequr kursimet e tyre.

Megjithatë, rubla është kthyer në nivelet e paraluftës falë ndërhyrjeve të Bankës Qendrore të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026

Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën

Polonia do të deklasifikojë të gjitha informacionet mbi ndihmën ushtarake dhe mbrojtëse të dhënë Ukrainës gjatë periudhës 2022-2026, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz. Sipas...
18:39 | 05/07/2026