“Paqe pa raketa”,Trump i pret shpresat Zelensky-it për Tomahawk
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, vizitoi Shtëpinë e Bardhë ditën e djeshme me shpresën për të bindur Presidentin amerikan Donald Trump për raketat Tomahawk, por telefonata e tij me Putinin një ditë më herët rrezikon që udhëheqësit ukrainas të mos ta arrinte këtë marrë veshje.
Trump tha se shpreson që lufta të përfundojë pa qenë nevoja që Ukraina të ketë nevojë për raketat Tomahawk. Diçka e tillë tha Trump do të përbënte përshkallëzim të madh: “Tomahawk-ët janë armë shumë të rrezikshme. Janë armë të pabesueshme. Nëse ju pëlqen lufta, është një nga më të saktat. E dini, ne përdorëm 30 Tomahawk në Iran pasi B2 bënë dëmin e tyre. Ato janë armë të jashtëzakonshme, por edhe shumë të rrezikshme. Dhe kjo mund të nënkuptojë për shkallëzim, mund të nënkuptojë se shumë gjëra të këqija mund të ndodhin. Tomahawk janë një gjë e madhe”, është shprehur Trump.
Por, teksa ai u shpreh optimist për një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, Zelensky paralajmëroi se Putin është gati për paqen: “Mendoj se ky është një moment për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Mendoj se, po, e kuptojmë që Putini nuk është gati, mendoj se nuk është gati, por jam i bindur se me ndihmën tuaj, mund ta ndalojmë këtë luftë. Dhe kemi vërtet nevojë për të. Shohim që ata nuk kanë bërë hapa të suksesshëm në fushën e betejës dhe kjo është diçka e mirë”., është shprehur udhëheqësi ukrainas.
Ndërkohë, në takimin me Zelenskyn, Trump përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh në Budapest.
“Këta dy liderë nuk pëlqehen, duam që të gjithë të ndihen rehat”, tha Presidenti amerikan duke shtuar se takimet do të jenë të ndarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës
Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)
Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës