Parada ushtarake në Beograd, Vuçiç: Paralajmërim për agresorët e mundshëm
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se parada ushtarake në Beograd nuk ka të bëjë fare me ngjarje të ditës, siç pretendojnë disa përfaqësues të opozitës.
“Është një dëshirë e jona për të shënuar një festë kombëtare dhe për të treguar se sa shumë ka përparuar ushtria. Njerëzit të shohin se në çfarë kemi investuar para dhe sa më e fortë është Serbia se dje. Të shohin se mund të ndihen të sigurt”, tha Vuçiç më 12 shtator.
Parada e Ushtrisë së Serbisë, e quajtur “Forca e Unitetit”, do të mbahet më 20 shtator.
Ajo vjen në kohën kur Serbia përballet me protesta masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja e 16 personave në një aksident në Novi Sad, dhjetë muaj më parë.
Një pjesë e publikut në Serbi, e udhëhequr nga partitë opozitare, është indinjuar nga organizimi i paradës ushtarake.
Ajo vlerëson se Vuçiç dëshiron “të demonstrojë forcën” në kohën e një polarizimi të madh në shoqëri.
Sipas deklaratave të përfaqësuesve të Qeverisë, arsyeja për paradën është një festë kombëtare – Dita e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb, të cilën Serbia e feston së bashku me entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës, Republika Sërpska.
Parada ushtarake vjen edhe në kohën e tensioneve të larta në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak të refuzimit të Republikës Sërpska për të pranuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë vend, për t’ia marrë mandatin e presidentit të entitetit, Millorad Dodikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi! Shkak përplasjet me Vuçiç
Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit