Paralajmërim për cunami pas tërmetit të fuqishëm në Tajvan

18 Shtator 2022 | 13:41

Një tërmet i fuqishëm ka goditur bregun juglindor të Tajvanit të dielën, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Nga dridhjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, duke shtyrë Japoninë që të lëshojë paralajmërim për cunami.

Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti fillimisht u regjistrua si tërmet prej 7.2 shkallësh, por më pas u tha se ishte 6.9 shkallësh të Rihterit.

Të paktën një ndërtesë u shkatërrua në qytetin Yuli, tha agjencia tajvaneze, Central News Agency.

Videot e postuara nga kjo agjenci shfaqën banorët duke ikur nga ndërtesa, teksa e gjithë zona u mbulua nga re pluhuri.

Dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin e Tajvanit, Tajpei, raportoi AFP.

Një tërmet prej 6.6 shkallësh goditi të njëjtin rajon të shtunën dhe që atëherë ka pasur edhe dridhje pasuese që kanë shkaktuar dëme minimale. Por, tërmeti i së dielës ishte shumë më i fuqishëm.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami, duke këshilluar për kujdes banorët në ishujt afër Tajvanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026

Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e...
18:39 | 04/07/2026

Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus

Mali Erebus është vullkani më jugor aktiv në Tokë, i vendosur në Ishullin Ross në Detin Ross, rreth 1,350 kilometra nga Poli Jugor Gjeografik. Ai...
18:37 | 04/07/2026