Paralajmërim për greva të reja në Gjermani

21 Prill 2023 | 11:19

Unioni Gjerman i Hekurudhave dhe Transportit (EVG) nga ora tre e mëngjesit të sotëm deri në orën 11:00 ka bllokuar sërish trafikun hekurudhor në të gjithë Gjermaninë, me paralajmërim për greva në fushën e kontrollit të trafikut ajror, pasagjerëve dhe mallrave, si dhe në shërbim.

Kufizime të mëdha janë shpallur në trafikun hekurudhor ndërqytetës dhe rajonal.

Punonjësit e trenave dhe autobusëve ndërqytetës, rajonalë dhe lokalë hynë në grevë pasi sindikata u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të saj në Deutsche Bahn (DB) dhe 50 kompanive të tjera të autobusëve dhe hekurudhave që t’i bashkohen grevës. Grevës në pjesë të ndryshme të Gjermanisë i janë bashkuar edhe stafi i kompanive private hekurudhore nga grupi “Transdev”, shkruan DW.

Megjithatë, nëse punonjësit e Hekurudhave Gjermane të ngarkuar me sinjalizimin dhe infrastrukturën, të cilat përdoren edhe nga kompani të tjera hekurudhore, vendosin të hyjnë në grevë, atëherë do të duhet të ndalojnë edhe trenat e kompanive të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026