Paralajmërimi i avokatit: Dosja për Ervis Martinajn do të sfumohet
Avokati Edmond Petraj paralajmëron se dosja për të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj do të sfumohet.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Petraj u shpreh se sekuestrimi i 34 pasurive të Ervis Martinajt nga SPAK-u, nuk do të sjellë rezultat.
“Tani jemi në fazën që është edhe sekreti hetimor, i cili është pjesë tjetër e marrëdhënies dhe nuk është pjesë e këtij vendimi. E gjithë fabula e ngritur deri në këtë moment, nuk ka lidhje me kërkesën për bllokimin e të gjithë aseteve të pasurive apo të numrave të llogarisë, që edhe kësaj i është bërë një hetim, kështu që e ka pasur më të thjeshtë këtë hetim pasuror për ta çuar dhe për ta bllokuar.
Por kjo nuk paraqet gjendjen e dosjes faktike, ku janë elementët dhe shinat ku ka ikur hetimi. Unë nuk shikoj ndonjë rezultat dhe kam përshtypjen, që kjo si dosje do të smufohet rrugës, mbajeni mend, këtu do të jemi”, theksoi ai.
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026