Paralajmërimi i Ilirjan Celibashit: Cenimi i votës së çdo kandidati dënohet me 7 vite burg
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi nga numëruesit dhe komisionerët që të tregohen korrektë dhe të mos përzihen në manovra për të cenuar votën preferenciale të kandidatëve për deputetë.
Me një shënim në “Twitter”, Celibashi thotë se çdokush që tenton të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve do përballet me sanksione penale, deri në shtatë vite burg.
“Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë”, thotë ai.
🔴Cënimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.
KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet.— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 28, 2021
Ai pohon se KQZ-ja disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, duke konfirmuar indirekt faktin se çdo tentativë jo-ligjore do marrë ndëshkimin e merituar, sipas ligjit.
“KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, tha ai.
Shënimin e z.Celibashi e ka shpërndarë edhe faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në “Facebook”.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane