Paralajmërimi i Klajda Gjosha: PS do të ndryshojë një tjetër ligj në prag të zgjedhjeve
Klajda Gjosha, kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen Socialiste për Integrim thotë se ende nuk është vendosur se si opozita do të hyjë në zgjedhjet e 25 prillit, por theksoi se do të fitojnë. Znj. Gjosha tha se ende nuk është vendosur për çështjen e koalicioneve pasi po pritet një opinion nga Komisioni i Venecias.
“Kjo çështje është duke u analizuar, mos të harrojmë që presim ende opinionin e Komisionit të Venecias për koalicionet. Rama mesa duket do të çojë deri në fund marrëzinë e tij dhe kjo nuk na kushtëzon dhe ndaj po diskutojmë se cila do të jetë alternativa më e mirë. Bashkë ose veçmas do të jemi fitues”, tha znj. Gjosha.
Por, ndërkohë që opozita ende nuk ka vendosur ende për formulën se si do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ish-ministrja e Integrimit paralajmëroi se mazhoranca qeverisëse po përgatitet për të ndryshuar një tjetër ligj në prag të zgjedhjeve.
“Ka dhe një diskutim për të ndryshuar një nga shtatë ligjet për SPAK lidhur me gjykimin e krimeve elektorale. Edhe këtu është duke ndërhyrë tashmë PS sepse e sheh që SPAK nuk do të duhet më të ketë të bëjë me krimin elektoral, që është absurditet dhe që është ligj i miratuar. Ka një diskutim tashmë në Komisionin e Ligjeve mbi këtë çështje”, u shpreh znj. Gjosha.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Gjosha: LSI synon vota majtas, presim rezultat historik më 25 prill
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)
- 12:26 I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
- 12:19 SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më