Paralajmërimi i kreut të NATO-s nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë

28 Tetor 2022 | 10:07

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar së fundmi se fitorja e Rusisë në luftën kundër Ukrainës do të ishte e keqe për të gjithë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Sipas tij, fitorja e Rusisë do të dërgonte një mesazh në të gjithë botën se liderët autoritarë mund t’i arrijnë qëllimet nëpërmjet forcës.

Duke komentuar situatën në Ukrainë, Stoltenberg theksoi për ‘Politiko’ se “sukseset e Kievit në fushën e betejës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e NATO-s”.

Ai është i bindur se Uashingtoni do të vazhdojë të dërgojë ndihma ushtarake dhe financiare në Kiev.

Stoltenberg nënvizoi më tej se fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte një fatkeqësi edhe për ukrainasit.

Pentagoni planifikon t’i dërgojë Ukrainës një paketë të re armësh dhe ndihme të tjera me vlerë 275 milionë dollarë, thanë zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, raportoi AP.

Uashingtoni i ka dorëzuar Ukrainës rreth 18 miliardë dollarë armë dhe pajisje të tjera që nga fillimi i luftës me Rusinë më 24 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026