Paralajmërimi i Ramës për krizë, Bushati: Ngjante si hartim i një nxënësi të klasës 8-vjeçare
Kryeministri i vendit Edi Rama paralajmëroi dje se Shqipëria po preket nga kriza ndërkombëtare e energjisë, krizë kjo, e cila sipas projeksioneve pritet të shoqërohet me rritje çmimesh. Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Shock” në Euronews Albania nën moderimin e gazetares Bruna Çiflugu.
Analisti Andi Bushati u shpreh kritik për fjalimin e shefit të ekzekutivit, ndërsa tha se në vend që të flsite me shifra, zgjodhi të bënte “hartim letrar”, pa specifika konkrete për menaxhimin e situatës.
“Ajo që mua më bëri përshtypje tek fjala e kryeministrit, ishte një hartim letrar prej një nxënësi të klasës 8-vjecare, që fliste atje për tërmete dhe pandemi, por në fakt nuk jep asnjë shifër konkrete. Kryeministrat e vendeve të tjera flisni me shifra”, tha ai.
Sipas tij, homologët e Ramës dolën para publikut të tyre dhe specifikuan masat konkrete me shifra, gjë e cila nuk ndodhi në Shqipëri mbi strategjinë se si do të mbështeteshin grupet sociale, që janë në nevojë.
“Nuk ka shef shteti që bën letërsi, por angazhohet se si do zgjidhi krizën. Pashë një pompozitet të madh. Letërsinë le ta bënte, por të jepte shifra. Të gjithë homologët e tij dolën me shifra konkrete”, theksoi ai.
Analisti Baton Haxhiu theksoi se “qeveria shqiptare duhet ta ketë një shpjegim” për këtë situatë. Mesazhin e kryeministrit Rama, z. Haxhiu për njoftimin e qytetarëve e cilëson si hap pozitiv, pasi sipas tij kriza e paralajmëruar do ketë efekte të rënda.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve