Paralajmërimi i SHBA-ve: Irani planifikon të furnizojë Rusinë me dronë

12 Korrik 2022 | 11:16

Irani planifikon të furnizojë Rusinë me qindra dronë e me shumë mundësi është një mbështetje për luftën në Ukrainë. Lajmi është bërë me dije nga Uashingtoni.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan tha se informacionet e marra nga SHBA sugjeronin se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për të përdorur dronët.

Ai shtoi se ishte ende e paqartë nëse Irani i kishte dorëzuar armët. Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm  në luftë si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë.

Të dyja palët po i përdorin dronët  për të dalluar pozicionet e armikut dhe më pas për të ndihmuar në drejtimin e objektivit.

Vetëm javën e kaluar, Ukraina bëri thirrje  për t’i dërguar  mijëra dronë për ta ndihmuar në mbrojtjen e territorit të saj.

Nga nisja e pushtimit SHBA dhe aleatët e tjerë kanë furnizuar Ukrainën me armë në vlerë miliarda dollarë dhe zyrtari i lartë amerikan konfirmoi se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievin. Sulmet me raketa në lindje të Ukrainës po godasin banesat duke mos kursyer civilët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026