‘Gropa energjetike nga korrupsioni jo nga tregjet’, Basha: Do nxisim çdo formë të rezistencës qytetare

4 Tetor 2021 | 14:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kriza energjetike e paralajmëruar një ditë më parë nga kryeministri është një fatkeqësi e radhës e përgatitur nga qeveria, ndërsa gropa e krijuar në sistem ka ardhur për shkak të korrupsionit, jo tregjeve ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati tha se sot Shqipëria ka çmimin më të latë të energjisë dhe çmimin më të lartë të naftës në rajon për shkak të keqqeverisjes. Ai tha se PD do të mbështesë të gjitha llojet e rezistencës qytetare.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë mbledhjes së sotme në grupin parlamentar demokrat, Basha u ka kërkuar deputetëve që të kenë kontakt direkt me qytetarët ‘për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Rames për boshatisjen e xhepave të qytetarëve’.

Kryeministri Edi Rama tha një ditë më parë se Shqipëria po preket nga kriza ndërkombëtare e energjisë, e cila parashikohet të diktojë rritjen e çmimeve të elektricitetit dhe karburanteve deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë Rama u zotua se qeveria e tij do të bëjë të pamundurën për të minimizuar efektet e kësaj krize.

“Kini besim të plotë, siç kam edhe unë besim të palëkundur, se siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, do t’ia dalim edhe kësaj sfide të madhe me energjinë dhe jini të sigurtë, se siç nuk na vunë përfund rrënojat e pafundme të tërmetit, e siç nuk na gjeti të papërgatitur sulmi i Armikut të Padukshëm, ashtu nuk na gjen të papërgatitur, e as as nuk na ve dot përfund as kjo krizë e jashtëzakonshme”, – tha Kryeministri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026