Paralajmëron Peskov: Lufta do vazhdoj nëse Kievi refuzon kushtet tona për paqe

5 Dhjetor 2025 | 15:15

Rusia ka paralajmëruar se operacionet ushtarake në Ukrainë do të vazhdojnë nëse arritja e qëllimeve të saj me mjete paqësore rezulton e pamundur.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov konfirmoi qëndrimin e Moskës në një intervistë me një media ruse, duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të ndodhte nëse Kievi refuzonte kushtet e një marrëveshjeje paqeje.

Konkretisht, Peskov tha se Rusia do të vazhdonte të sulmonte Ukrainën nëse përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore dështojnë. Peskov theksoi se forcat ruse janë veçanërisht dinamike dhe të gatshme të vazhdojnë për të arritur qëllimet e tyre me çdo mjet të nevojshëm.

“Operacioni ushtarak do të vazhdojë”, tha Peskov.

Ai gjithashtu përsëriti se qëndrimi i Rusisë mbetet i pandryshuar që nga Samiti i Alaskës, ku u vendosën kushtet themelore të negociatave.

“Pozicioni ynë është i qartë dhe nuk ka ndryshuar që nga Samiti i Alaskës “, tha ai.

Duke iu referuar negociatave të paqes, Peskov vuri në dukje se Rusia mbetet e hapur për dialog dhe është e gatshme të negociojë me qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne mbetemi të hapur për negociata dhe jemi të interesuar t’i vazhdojmë ato, duke filluar punë serioze në bazë të planit të përgatitur nga ekipi i Trump”, tha Peskov.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026