Rusia bllokon Snapchat dhe kufizon FaceTime-in: Po përdoren për të organizuar sulme
Autoritetet ruse bllokuan aksesin në Snapchat dhe vendosën kufizime në shërbimin e video thirrjeve të Apple, FaceTime. Ky është hapi më i fundit i ndërmarrë në një përpjekje për të shtrënguar kontrollin mbi internetin dhe komunikimet online.
Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor pretendoi në një deklaratë se të dy aplikacionet po përdoreshin për të organizuar dhe kryer aktivitete terroriste në territorin e vendit, për të rekrutuar persona për të kryer mashtrime dhe krime të tjera.
Rregullatori rus tha se ndërmori veprime kundër Snapchat më 10 tetor, edhe pse e raportoi këtë veprim vetëm të enjten. Lëvizjet vijnë pas kufizimeve kundër YouTube të Google, WhatsApp dhe Instagram të Meta, si dhe shërbimit të mesazheve Telegram, i themeluar nga një burrë me origjinë ruse, që erdhën pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në vitin 2022.
Nën presidencën e Vladimir Putinin, autoritetet janë angazhuar në përpjekje të qëllimshme dhe shumëplanëshe për të frenuar internetin. Ata kanë miratuar ligje kufizuese dhe kanë ndaluar faqet e internetit dhe platformat që nuk i përmbahen rregullave.
Qasja në YouTube u ndërpre vitin e kaluar në atë që ekspertët e quajtën kufizim të qëllimshëm të faqes shumë të popullarizuar nga autoritetet. Kremlini fajësoi pronarin e YouTube, Google, për mosmirëmbajtjen e duhur të pajisjeve të saj në Rusi.
Më herët këtë javë, qeveria tha gjithashtu se po bllokonte Roblox, një platformë të njohur lojërash online, duke thënë se ky hap synonte mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtja e paligjshme dhe pedofilët që takojnë të mitur direkt në bisedat e lojës.
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë