Paralizë elektronike në Holandë, defekti prek e aeroportet, avionët mbeten në tokë
Avionët qëndruan në tokë dhe shërbimet e emergjencës u vonuan pas një ndërprerjeje të shërbimeve elektronike në Holandë. Defekti ishte pasojë e një keqfunksionimi të sistemit “IT” të Ministrisë holandeze të Mbrojtjes.
“Fluturimi ynë është shtyrë dy herë. Në fillim deri në mesditë dhe më pas deri në orën 13. Nuk e dimë nëse do të udhëtojmë apo jo”, thotë një burrë.
Rrjeti i sigurisë së lartë përdoret nga shërbimet e emergjencës, Forcat e Armatosura Mbretërore dhe ministritë në Hagë.
Defekti ka ndikuar edhe në aeroportin e Ajndhovenit, kompleksi i të cilit ndodhet pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Atje u anuluan 20 fluturime dhe shumë të tjera ndërruan kurs drejt Amsterdamit dhe Brukselit.
Motivet e ndërprerjes mbeten të paqarta, edhe pse për momentin nuk ka të dhëna për akte dashakeqe.
“Të dhënat nuk na çojnë drejt kësaj piste, por nuk mund ta përjashtojmë. Për të qenë i qartë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka ngritur alarmin”, shprehet Dick Schoof, kryeministër i Holandës.
Dikasteri i Mbrojtjes ka konfirmuar se u ka bërë “restart” sistemeve të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 07:22 Kualifikohet Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës, Mbappe dhe Dembele vulosin me golat e tyre
- 07:12 Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte