5 fituesit e fundjavës së F1 në Holandë

27 Gusht 2024 | 16:05

Lando Norris – Gjatë mbërritjes në Zandvoort, Norris ndjente se nuk kishte bërë ende paraqitjen e një pretendenti për titull këtë sezon – por cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe u konfirmuan në “Dutch Grand Prix” ku ai konvertoi “pole position” në fitore për të parën herë në 6 tentativa.

McLaren – solli paketën më të madhe të përmirësimeve në makinë prej garës në Miami – si rezultat erdhën efektet e dëshiruara. Fillimisht “pole position” dhe pas tij një fitore dominuese në dëm të Red Bull nëpërmjet Norris – e 3’ta për skuadrën në 2024.

Charles Leclerc – mbeti i shock’uar nga shpëjtësia dhe vështirësitë e Ferrari’t në Provat Zyrtare që e penguan atë dhe Carlos Sainz të luftonin për “pole position”. Mirëpo të dielën Scuderia u ringjall për arësye që ende skuadra duhet ti kuptojë plotësisht.

Ferrari – nuk kalonte një moment pozitiv prej fitores së Leclerc në Monako, Majin e shkuar. Të shtunën skuadra ishte e ngadaltë në kthesa por të dielën Leclerc mori podiumin e 7’të sezonal ndërsa Sainz përfundoi në vendin e 5’të për të 6’ën garë rradhazi në Top6.

Pierre Gasly – Ndërsa Ocon vuante në prapavijë, Pierre Gasly shkëlqeu në zonën e pikëve duke ndihmuar Alpinë të shkëputet nga Williams në klasifikimin e konstruktorëve. Francezi shfaqi disa duele impresionuese me Hamilton dhe Sainz në luftë për vendin e 9’të.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024