Power Rankings pas 13 garave në F1
Hungaroring’u priti eventin e 13’të në Formula 1 dhe në përfundim, Mclaren dominoi fundjavën duke çuar dy pilotët e saj në dy vendet e para, si në Provat Zyrtare ashtu dhe në Garë. Por vetëm Oscar Piastri u vlerësua me notën 9 apo më shumë.
Duke lënë pas shokun e skuadrës Lando Norris (nota 8.6) dhe rivalin Lewis Hamilton (Mercedes, nota 8.4). Nga vendi i 4’t deri në të 7’in u renditën monegasku i Ferrari’t – Charles Leclerc (nota 7.8), japonezi i RB – Yuki Tsunoda (nota 7.4), spanjolli i Ferrari’t – Carlos Sainz dhe tailandezi i Williams – Alex Albon, (të dy me notën 7.2).
Tre pilotët e fundit që plotësuan edhe Top10 të Poëer Rankings në Hungari, nuk e arritën notën 7. Ata ishin britaniku i Mercedes – George Russell (nota 6.8), gjermani i Haas – Nico Hulkenberg (nota 6.6) dhe australiani i RB – Daniel Ricciardo me notën 6.4.

Ndryshimi i parë ndodh në klasifikimin e përgjithshëm, atje ku Norris (Mclaren) arriti në krye Verstappen (Red Bull) me notën 8.4 në paraqitjen pas 13 garave këtë sezon. Ata janë dy pilotët e vetëm që vlerësohen me notën 8+. Nga vendi i 3’të në vendin e 9’të, pilotët vlerësohen me notën 7+ dhe konkretisht Piastri (Mclaren) me notën 7.8.
Sainz (Ferrari) me notën 7.5 ndiqet nga binomi Russell (Mercedes) dhe Leclerc (Ferrari) me notën 7.4. Gjermani i Haas, Nico Hulkenberg është në vendin e 7’të me notën 7.2 përpara 7’të herë kampionit të Botës, Lewis Hamilton (nota 7.1). Yuki Tsunoda (RB) mban vendin e 9’të me notën 7 përpara Alex Albon që mbyll klasifikimin e përgjithshëm pas 13 garave me notën 6.7.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë