Fituesit e kthimit të Formula 1 në Imola
Gara e shtatë e botërorit të Formula 1 që transmetohet në Euronews Albania u zhvillua pas dy viteve në Imola. Në pamje të parë duket një tjetër fitore e Max Verstappen por kampioni në fuqi duhet të absorbojë presionin nga miku dhe rivali te McLaren, Lando Norris që e vuri në rrezik të ndjeshëm në Imola.
Holandezi është një nga fituesit e garës italiane pasi në bordin e Red Bull arriti triumfin e 59’të në karrierë me një përqindje fitoresh prej 30.7 duke lënë pas Lewis Hamilton me 30.4%.
Lando Norris është fituesi i dytë dhe po kalon formën më të mirë të karrierës. Pas suksesit në Miami britaniku zhvilloi një pjesë të dytë garës në sulm dhe e kaloi finishin vetëm 0.725s pas mikut të tij në Itali.

Charles Leclerc po gjen vazhdimësinë dhe fitorja e parë në vitin 2024 mund të jetë vetëm cështje kohe. Monegasque e ktheu Ferrari’n në podiumin e Imola’s për të parën herë pas Michael Schumacher në vitin 2006.
Yuki Tsunoda ishte një nga më të mirët e garës në Emilia Romagna pasi japonezi shfaqi shpejtësi konstante në provat e lira, ato zyrtare dhe garë.

8 herë kampionët e Botës tek Mercedes kanë objektiva më të mëdha se vendet 6 dhe 7 apo dhe xhiron më të shpejtë të garës. Por nga Italia u larguan me arësye të vërteta për të qënë optimistë.
Në fund Haas, që mgjs nuk mori asnjë pikë në Imola tregoi sërish kapacitetin për të kërkuar një vend në top 10.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë