Mercedes fiton më shumë se kushdo në Formula 1
Performanca e gjermanëve të Mercedes lë për të dëshiruar në pistë por skuadra është e suksesshmja në korsinë financiare të Formula 1, duke u bërë e para që arrin dhe kalon shifrën e 500 milionë paundëve fitim në vitin fiscal 2023.
Me seli në Brackley ajo deklaroi 546.5 milionë paundë të ardhurave, një rritje prej 71.9 milion paundë krahasuar me vitin 2022. Shifra që reflektojnë rritjen e vlerës komerciale nga audienca globale dhe sponsorët e luksit. E megjithatë fitimi i pastër për Mercedes ka rënë në 83.8 nga 89.7 milionë paundë, krahasuar me vitin 2022.

Në këtë rënie ndikojnë dy faktorë: rritja e kostove operacionale dhe taksa më të larta. Gjithashtu zhvillimi i makinës kushton më shumë. Duke filluar nga shasia e re e cila rriti kostot nga 41 milionë në 52.2 milionë paundë.
Mercedes ka shtuar stafin gjithashtu. 175 punonjës të rinj u bashkuan në vitin 2023, duke arritur një total prej 1289 punonjësish.
E thënë ndryshe, fondi i pagave mbërriti në 29.6 milionë paundë. Edhe taksat janë rritur dhe ato përbëjnë 25% të fitimeve ose ndryshe 23.7 milionë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë