FIA dhe Formula 1 shpallin kalendarin për vitin 2025
24 gara për të dytin botëror rradhazi, sezoni i ardhshëm do të startojë me “Australian Grand Prix” në datat 14-16 Mars dhe do të mbyllet me “Abu Dhabi Grand Prix” në datat 5-7 Dhjetor. Ndërsa paddock do të vizitojë edhe një herë 5 nga 7 kontinentet.

Muaji i shenjtë i Ramazanit do të mbahet në muajin mars 2025 dhe për këtë arësye “Bahrain & Saudi Arabian Grands Prix” do të zhvillohen në muajin Prill. Pushimet verore do të respektojnë traditën në muajin Gusht. Ndërsa do të kemi një periudhe 3 javore pa gara për “Hungarian Grand Prix” në Hungaroring dhe Dutch Grand Prix” në Zandvoort.

Ndryshimet e bëra në kalendarin e këtij viti për një shpërndarje më të mirë gjeografike të garave janë ruajtur edhe për vitin 2025. Japonia do të zhvillojë garën e saj në muajin Prill pas Australisë dhe Kinës. Pas tyre sezoni do të vazhdojë në Evropë përpara transferimit në kontinentin amerikan në vjeshtë. Katari dhe Abu Dhabi do të mbyllin sezonin për të dytin vit rradhazi.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë