Power ranking pas tre garave të para në Formula 1
Carlos Sainz ngjitet në krye të Power Ranking pas 3 garave të para në botërorin e Formula 1. Spanjolli që triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë fitoi 2 vende në këtë klasifikim duke e kryesuar atë me notën mesatare 9.3. Pas tij është Kampioni i Botës në fuqi që konfirmoi raportin negativ me cirkuitin Albert Park.
Verstappen ka një notë të përgjithshme 8.8 përpara rivalit tjetër nga Ferrari, Leclerc. Piloti kryesor nga Scuderia u përmirësua me një vend pas mbërritjes në podium për të dytën garë rradhazi këtë sezon. Piastri dhe Norris ndjekin njëri-tjetrin në vendin e katwrt.
Kanë notën 7.7 me një diferencë minimale nga Leclerc. Britaniku Norris është piloti me përmirësimin më të dukshëm, pas kapërcimit të 5 vendeve në klasifikim. Hulkenberg dhe Haas u ngjitën me 4 vende në Power Ranking, përmirësimi dytë më i mirë pas binomit Norris-Mercedes.
Sergio Perez vazhdon të humbasë pozicione dhe pas Australisë ka paraqitjen më të dobët duke humbur 2 vende dhe notën mesatare 7.2. Në vendin e 7 është edhe Russell që ka ruajtur të njëjtin pozicion krahasuar me garën e Arabisë Saudite.
Ndërsa klasifikimi mbyllet nga Alonso dhe Magnussen. Spanjolli ra një vend më poshtë ndërsa danezi me Haas rikthehet pas mungesës në përfundim të garës së dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë