Formula 1, zv.ministri zbulon projektin: Duhet të kemi pilot me flamurin shqiptar
Zëvendës ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Sokol Duma tha në emisionin Now në Euronews Albania se Shqipëria do të përpiqet që Formula 1 të organizohet në vendin tonë, megjithëse sipas tij, konkurrenca është e madhe.
Ai u shpreh se Automotopark është menduar edhe si një bazë për të zhvilluar disiplinën e motosportit tek të rinjtë në vendin tonë.
Qëllimi, sipas zv.ministrit, është që një ditë të kemi një pilot që të mbarti flamurin shqiptar dhe të garojë në një kampionat të madh.
“Automotopark është menduar edhe për të zhvilluar këto disiplina, duke filluar nga kartingu por jo vetëm në automobilizëm, në tërësi motosporti edhe në motoçiklizëm. Qëllimi është që nëpërmjet akademive të formimit të pilotëve të rinj, të nxjerrim dhe evidentojmë talente që të na përfaqësojnë në kampionate ndërkombëtare. Aktualisht kemi 2-3 talente shqiptare, por prapë talente sporadike që janë rritur jashtë Shqipërisë, ndër ta është Lirim Zendeli. Automotopark do të shërbejë si bazë për të rritur këto talente, qëllim është që një ditë të kemi një pilot që të mbarti flamurin shqiptar dhe të garojë në një kampionat të madh”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë