Verstappen mbijeton në Imola
Max Verstappen i rezistoi sulmit të Lando Norris dhe Mclaren duke u kthyer te fitoret në Imola pas dështimit në Miami dy javë më parë. Në garën e transmetuar nga Euronews Albania, holandezi kaloi të gjitha pritshmëritë për fitoren e 59’të në karrierë pas të 39 pole position që realizoi në Provat Zyrtare të së shtunës.
Pas nisjes së mirë dhe kryesimit solid në pjesën më të madhe të garës në Autodromin Enzo e Dino Ferrari, holandezi ndjeu presionin e Norris dhe McLaren në xhirot e fundit. Por ndërsa anglezi ulte distancën xhirot e njëpasnjëshme ndikuan tek gomat e tij duke mos e lejuar të afrohej më shumë se 0.725s në përfundim të xhiros së 63.

Megjithëse u duk në gjëndje të garonte me Norris’s për vendin e 2’të, Charles Leclerc u mjaftua me shkallën e ulët të podium’t, i 1’ri për monegaskun përpara tifozërisë në shtëpinë e Ferrari’t. Oscar Piastri u nis i 5’ti dhe e mbylli garën i 4’ti pas një tjetër prove solide nga McLaren. Carlos Sainz plotësoi 5 të parët i ndjekur nga Lewis Hamilton në vendin e 6’të dhe George Russell në të 7’tin.
Sergio Perez shpëtoi fundjavën duke hyrë në zonën e pikëve pas nisjes nga vendi i 11’të. Lance Stroll dhe Yuki Tsunoda ishin të fundit që morën pikë në pistën e Imola’s. Gara e 8’të sezonale do të zhvillohet në fundjavën e 25 dhe 26 Majit dhe do të transmetohet si zakonisht në Euronews Albania.

Klasifikimi në Çmimin e Madh të Emilia Romagna’s
1 Max Verstappen Red Bull/Honda RBPT 63 xhiro
2 Lando Norris McLaren/Mercedes +0.725
3 Charles Leclerc Ferrari +7.916
4 Oscar Piastri McLaren/Mercedes +14.132
5 Carlos Sainz Ferrari +22.325
6 Lewis Hamilton Mercedes +35.104
7 George Russell Mercedes +47.154
8 Sergio Pérez Red Bull/Honda RBPT +54.776
9 Lance Stroll Aston Martin/Mercedes +1’19.556
10 Yuki Tsunoda RB/Honda RBPT 62 xhiro
11 Nico Hülkenberg Haas/Ferrari
12 Kevin Magnussen Haas/Ferrari
13 Daniel Ricciardo RB/Honda RBPT
14 Esteban Ocon Alpine/Renault
15 Zhou Guanyu Sauber/Ferrari
16 Pierre Gasly Alpine/Renault
17 Logan Sargeant Williams/Mercedes
18 Valtteri Bottas Sauber/Ferrari
19 Fernando Alonso Aston Martin/Mercedes
20 Alexander Albon Williams/Mercedes 51 xhiro

Klasifikimi i pilotëve pas 7 garave
1 Max Verstappen 161 pikë
2 Charles Leclerc 113
3 Sergio Perez 107
4 Lando Norris 101
5 Carlos Sainz 93
6 Oscar Piastri 53
7 George Russell 44
8 Lewis Hamilton 35
9 Fernando Alonso 33
10 Yuki Tsunoda 15
11 Lance Stroll 11
12 Oliver Bearman 6
13 Niko Hulkenberg 6
14 Daniel Ricciardo 5
15 Esteban Ocon 1
16 Kevin Magnussen 1
17 Alex Albon
18 Zhou Guanyu
19 Pierre Gasly
20 Valteri Bottas
21 Logan Sargeant

Klasifikimi i Konstruktorëve pas 7 garave
1 Red Bull Racing 268 pikë
2 Ferrari 212
3 McLaren 154
4 Mercedes 79
5 Aston Martin Racing 44
6 RB 20
7 Haas F1 Team 7
8 Alpine 1
9 Williams 0
10 Sauber 0
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së