FIA dhe Formula 1 zyrtarizojnë eventet Sprint 2025

11 Korrik 2024 | 18:13

Formula 1 dhe FIA zyrtarizuan sot kalendarin dhe pistat që do të presin eventet “F1 Sprint” për vitin e ardhshëm, me 6 cirkuite që do të organizojnë garat prej 100km në vitin 2025.

Kampionati që shënon 75 vjetorin e Botërorit të Formula 1 do të jetë i 5’ti që organizon eventet Sprint – ndërsa Sao Paulo është pista që e pret atë çdo vit prej 2021, ndërsa Belgjika kthehet në kalendar pas mungesës prej vitit 2023.

Shanghai dhe Miami do të presin garat Sprint për të dyt vit rradhazi ndërsa Austin dhe Katari do ta bëjnë këtë për të 3’in vit. Formati i ri ka rezervuar emocione dhe gara ekselente me fitues të ndryshëm si Max Verstappen, Valtteri Bottas, George Russell, Sergio Perez dhe Oscar Piastri. Audienca që ka ndjekur live këtë sezon në “Sprint Qualifying” dhe “Sprint Race” pësoi një rritje prej 40% në “Chinese Grand Prix”.

Transmetimi live i Sprint’it në Miami arriti në 946,000 shikues në ESPN, një rekord për televizionet amerikane. Ndërsa në Austri këtë vit, “Sprint Qualifying” pati një rritje prej 76% ndërsa rritje pati edhe në pistat e Azerbaixhan’it dhe Belgjikës respektivisht 15% dhe 22%. 6 eventet e vitit 2025 do të zhvillohen në pista interesante duke siguruar aksion dhe adrenalinë shtesë përgjatë një sezoni të gjatë.

Kalendari i eventeve Sprint në F1 për vitin 2025

21-23 Mars 2025 – Shanghai, Kinë
2-4 Maj 2025 – Miami, SHBA
25-27 Korrik 2025 – Spa-Francorchamps, Belgjikë
17-19 Tetor 2025 – Austin, SHBA
7-9 Nëntor 2025 – Sao Paulo, Brazil
28-30 Nëntor – Lusail, Katar

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024