Paqe në pistat e Formula 1
FIA dhe Liberty Media janë gati të lënë pas mosmarrëveshjet mes tyre. Që nga fundi i vitit 2021 kur Mohammed Ben Sulayem zëvendësoi Jean Todt në rolin e Presidentit të FIA’s ai ka qënë gjithmonë në konflikt të hapur me Liberty Media’n dhe shumicën e 10 skuadrave pjesëmarrëse në botëror.
Drejtuesi i FIA ja ka dalë t’ju rezistojë stuhive të kritikave, skandaleve dhe lojarëve për pushtet duke thënë se gjithcka bëhet për ta destabilizuar.

Duke qënë se Marrëveshja e Mirëkuptimit skadon vitin e ardhshëm, Formula 1 dhe FIA dolën së fundi me një deklaratë të përbashkët që vinte theksin te kthimi i paqes dhe fokusi për të mirën e sportit. Të dy palët do të përfshihen në hartimin e një plani strategjik për rritjen e potencialit të Formula 1 në vazhdim.
Një shenjë e qartë kjo se F1 dhe FIA duan të lënë mënjanë konfliktet aktuale që e kanë zanafillën në Dhjetorin e vitit 2021. Dy javë më parë në Miami, Ben Sulayem konfirmoi se raportet e tij me Drejtorin e Përgjithshëm të F1, Stefano Domenicali, nuk kanë qënë asnjëherë më mirë. Duket se FIA dhe Liberty Media kanë kuptuar se lufta mes tyre ka qënë joproduktive për të gjithë ata që u përfshinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë