Ferrari çmonton Mercedes
Jerome d’Ambrosio nënshkruan me Ferrarin ku do të marrë rolin e Z/Team Principal pas largimit nga detyra e Drejtuesit të Akademisë Mercedes. Duke qënë nën varësinë direkte të Fred Vasseur, D’Ambrosio do të bëjë të njëjtën lëvizje si Lewis Hamilton nga Brackley në Maranello. Gjithashtu ai do të jetë edhe Drejtues i Akademisë së Scuderi’së.
Bashkë me D’Ambrosio nga Mercedes tek Ferrari do të vijë edhe Drejtuesi i Performancës së “Shigjetave të Argjendta”, Loic Serra që te Scuderia do të jetë Kreu i Departamentit të zhvillimit të Shasisë. Të dy do të marrin detyrën e re nga 1 Tetori i këtij viti.

I lindur në vitin 1985 në Belgjikë, D’Ambrosio ishte një pilot i suksesshëm deri në vitin 2020 me një fitore në Grand Prix 2 dhe 3 fitore të tjera në Formula E. Në vitet 2011-2012 ai zhvilloi 20 gara në Formula 1 për Virgin Racing dhe Lotus. Përpara bashkimit me Mercedes në vitin 2023 si Drejtor i Zhvillimit të Pilotëve, D’Ambrosio ishte Team Principal për Venturi Racing në Formula E.
Serra që do të jetë në varësinë e Drejtorit Teknik të Ferrarit, Enrico Cardile do të mbikqyrë disa sektorë në Maranello, përfshi zhvillimin aerodinamik dhe performancën. Përvec eksperiencës te Mercedes, ai ka punuar për Michelin dhe ish skuadrën e Formula 1, BMW-Sauber.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë