Formula 1| Alonso rinovon te Aston Martin
Fernando Alonso do të vazhdojë karrierën në Formula 1 me Aston Martin pas njoftimit të skuadrës për zgjatjen e kontratës deri në përfundim të vitit 2026. Alonso erdhi te Aston Martin nga Alpine vitin e kaluar dhe u ngjit 6 herë në podium në 8 garat e para të vitit 2023.
Pa harruar vendet e dyta në Monako, Kanada dhe Holandë ndërsa spanjolli ndihmoi skuadrën e Laërence Stroll të kalonte në vendin e 5’të për konstruktorë duke rritur shpresat për një titull të mundshëm. Aston Martin bëri një start solit të vitit 2024 duke konfirmuar vendin e 5 pas Red Bull, Ferrari’t, McLaren dhe Mercedes duke u renditur disa herë brenda zonës së pikëve.

Transferimi i Lewis Hamilton te Ferrari në vitin 2025, shtoi spekullimet për të ardhmen e Alonso’s. Fillimisht nëse do të qëndronte në F1 e nëse po, a do ta bënte atë në bordin e Aston Martin. Dy pyetje që morën përgjigje të enjten pasdite me vendimin e spanjollit për të hyrë në sezonin e 3’të dhe përtej me skuadrën nga Silverstone.
Aston Martin është në vendin e 5’të të klasifikimit për konstruktorët dhe në vitin 2026 ka siguruar motorrët Honda. Gjë që do të rikrijojë edhe një herë binomin me Alonson pas një dekade.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë