Bayern i pakënaqur me Tuchel, Alonso shihet si zëvendësues

18 Shtator 2023 | 11:47

3 trofetë e humbur në krye të Bayernit rëndojnë shumë për Thomas Tuchel, i cili me gjasa do ta mbyllë aventurën në Mynih më shpejt nga ç’pritej. Bayerni po kalon një formë të mirë në kampionat, por sërish drejtuesit janë të pakënaqur nga performanca aktuale.

Sipas Bild, klubi e ka vënë në dijeni 50-vjeçarin se nuk do t’i tolerohet asnjë lloj trofeu i humbur këtë sezon, pasi në pikë të tillë shkarkimi është i menjëhershëm.

Zëvendësuesi i tij cilësohet trajneri i aspirinave, Xabi Alonso. Ky i fundit po bën mirë me Leverkusenin ndërsa renditet në vendin e parë në kampionatin gjerman. 3 fitore dhe një barazim në 4 përballje tregojnë se spanjolli po bën një punë të jashtëzakonshme, ku ekipi i tij ka shënuar 14 gola. Problem i vetëm nëse ky skenar është i vërtetë, mbetet kontrata e ish-bavarezit që e lidh me klubin e Leverkusenit deri në vitin 2026.

Një ofertë nga Bayern Munchen vështirë se mund të refuzohej nga Alonso, i cili edhe pse i ri në trajnim, ka premise për të qenë një trajner i suksesshëm. Në anën tjetër, tek Tuchel rëndon dhe presioni i merkatos, ku janë shpenzuar shumë para, si në rastin e sulmuesit Harry Kane. Ky i fundit po bën mirë në sulm, ku ka arritur të shënojë 4 gola. Kujtojmë se që prej emërimin në krye të Bayernit, Tuchel ka humbur ligën e kampionëve, kupën dhe superkupën e Gjermanisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026