Parandalohet ngjarja kriminale/ Kanosi bashkëjetuesen, arrestohet 45-vjeçari

21 Maj 2025 | 09:31

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë ka parandalua një ngjarje kriminale në fshatin Dukas, ku një 45-vjeçar ka dhunuar bashkëjetuesen dhe e ka kanosur se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku ai gjithashtu mbante pa leje një armë zjarri kallashnikov.

Pas denoncimit të menjëhershëm të një 26-vjeçareje, Policia e Patosit ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka parandaluar ngjarjen kriminale. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, ata kanë kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar autorin e dhunës, shtetasin I. R., 45 vjeç.

Pas kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, së bashku me municionin përkatës, që ai e mbante pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026