Parandalohet ngjarja kriminale në familje, në pranga 34-vjeçari në Fushë Arrëz

22 Nëntor 2022 | 12:42

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar ditëm e sotme në Fushë Arrëz.

Policia bën me dije se në fshatin Bugjon, teksa po konfliktoheshin babë e bir, ky fundit posedonte një armë zjarri dhe sipas bluve rrezikonte jetën e familjarëve të tij.

Mësohet se falë ndërhyrjes të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit, ku në pranga ka rënë D. P., 34 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti”- njofton policia.

Ndërkohë policia ka sekuestruar një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026