“Në Shkodër vijon tërheqja e ujit”, Peleshi për situatën e përmbytjeve
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se situata me përmbytjet në Shkodër po përmirësohet.
“Reshjet e shiut me intensitet të ulët, në Shkodër vijon tërheqja e ujit nga tokat. Aktualisht janë 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar në Shkodër”, tha ai.
Sa i përket Lezhës, ministri nënvizoi se aktualisht ka prani të ujit vetëm në 4 banesa, nga 24 banesa që kishte dje.
“Rrugët janë të kalueshme në veri të vendit, me përjashtim të disa akseve. Ka pasur një bashkëpunim të mirë me bashkitë, sidomos në zonat e veriut ku ishin më problematike”, u shpreh ministri.
Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.
Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga rrjedha ujit.
Ndërkohë në Durrës problematike paraqitet situata në zonën e ish-Kënetës, ku ditën e djeshme uji u fut deri në katet e para të banesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
Zbulohet një call center në Shkodër, arrestohen 4 persona. Procedohen 61 punonjës
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij