Alibeaj kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 3 qarqe
Deputeti Enkelejd Alibeaj i kërkon qeverisë që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës për shkak të situatës së motit.
Në një deklaratë për mediat u shpreh ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, ku përmendi dhe humbjen e jetës së babë e bir në Malësinë e Madhe mesditën e së dielës.
“Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër.
Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, sic ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.”- thotë ai.
Shqipëria prej tre ditësh është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku situata më problematike ka qenë në Shkodër.
Si pasojë e motit të keq dy persona në Malësi të Madhe humbën jetën mesditën e së dielës pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor përpara nga rrjedha ujit.
Ndërkohë në Durrës problematike paraqitet situata në zonën e ish-Kënetës, ku ditën e djeshme uji u fut deri në katet e para të banesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë